Një sherr mes zyrtarëve ka ndodhur në bashkinë e Malësisë së Madhe. Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit është rrahur me përgjegjësin e Sektorit të Emergjencave Civie të kësaj bashkie.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 60 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Malësi e Madhe, pasi ka kallëzuar shtetasi E. R., 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile, bashkia Malësi e Madhe, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me 60-vjeçarin, ky i fundit e ka goditur me grusht. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi,” -thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.