MENU
klinika

Si ka ndodhur ngjarja

Sherri për 25 mijë euro, policia arreston njërin nga autorët

24.08.2023 - 12:18

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një nga autorët e dhunës ndaj 44-vjeçarit, Zenel Lushkja. Mësohet se në pranga është vënë Danjel Habibi 23 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim personi tjetër, 35-vjeçari me iniciale B.Q.

Policia thotë se 23-vjeçari, së bashku me shtetasin Q. B., për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, Zenel Lushkjan si dhe i kanë dëmtuar atij, automjetin.

Mësohet se shkak i sherrit në Kavajë është bërë një borxh prej 25 mijë euro. Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja. Në debat e sipër bëhet me dije se 49-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht. Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.

Njoftimi i policisë
Goditi me sende të forta 44-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin, kapet dhe arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim mbrëmjen e djeshme.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera për dëmtimin me sende të forta të shtetasit Z. L., 44 vjeç, të kryer rreth orës 20:15, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. H., 23 vjeç.

23-vjeçari, së bashku me shtetasin Q. B., për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin Z. L., si dhe i kanë dëmtuar atij, automjetin.

44-vjeçari, pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë, ndërkaq Policia vijon punën për kapjen e shtetasit Q. B., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.