“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si mund ta qetësojmë beben kur qan shumë?
Mjeku: Nëna, duhet të kuptojë përse qan fëmija. Duhet të shikojë nëse fëmija ka të shtrënguar veshjen, pampersin etj. Të kuptojë nëse fëmija ka orarin e pirjes, ka temperaturë, ka dhimbje barku, do ta mbash në krah etj. Fëmijët edhe nëse nuk kanë diçka të shtrënguar sapo ta hapësh qetësohet. Kur e kupton nëna që fëmija mbledh këmbët në bark do të thotë që fëmija ka dhimbje barku.
Nëna në këtë rast duhet të përdorë më shumë gjëra ambientale, gjëra të momentit. Mund ta kthejë fëmijën përmbys. Nëse dita është e vrenjtur të parët që e ndjejnë këtë ndryshim janë fëmijët. Ata bëhen më të grindur. Nëna mund ta nxjerrë shëtitje fëmijën.
Ose meqë ai është mësuar në kushtet e lëngut amniotik, mund t’i krijohen kushte të ngjashme: nëna mund t’i ndezë një freskuese, një tharëse flokësh për t’i krijuar idenë e dallgëve. Mund ta zhveshë për ta vënë lëkurë mbi lëkurë me trupin e saj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.