“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si mund të lehtësojmë dhimbjen e veshit pas plazhit?
Mjeku: Nëse fëmija ankon dhimbje, gjëja e parë që prindi duhet të bëjë, është dhënia e qetësuesve, paracetamol ose ibuprofen. Më tej duhet patjetër vizita ORL ku në varësi të gjendjes, mjeku përcakton mjekim ose jo me antibiotik. Ka shumë raste që prindërit paraqiten në farmaci duke i “vetëmjekuar”, mirëpo duhet të marrin parasysh që në këto raste mund të ndodhin komplikacione të ndryshme, që megjithëse nuk kanë rrezikshmëri për jetën, ndikojnë në uljen e dëgjimit, i rikthyeshëm normalisht.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.