“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të dalloj shenjat e para të problemeve me mëlçinë?
Mjeku:Disa shenjat kryesore të dëmtimeve të mëlçisë
Çehre e verdhë
Nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet për shkak të niveleve të larta të bilirubinës të akumuluar në gjak, lëkura dhe sytë bëhen të verdhë për shkak të ngjyrës së bilirubinës. Kjo gjendje njihet si verdhëz. Sëmundja shfaqet kur mëlçia është dëmtuar dhe nuk është në gjendje të përpunojë bilirubinën. Ky lloj i dëmtimit të mëlçisë mund të shkaktohet nga përdorimi i tepruar i substancave toksike, infeksionet, përdorimi i tepruar i alkoolit, hepatitit, tumoreve dhe nga përdorimi i drogës.
Ënjtje
Mëlçia e dëmtuar mund të shkaktojë ënjtje të trupit. Nëse mëlçia është dëmtuar, nuk mund të funksionojë siç duhet dhe të bëjë punën e saj. Kjo sjell akumulim të ujit në trup dhe gjymtyrë, në shumë raste tek këmbët dhe barku.
Nxirje
Nëse keni probleme me mëlçinë, trupi nxihet më shpejt dhe më shumë në rast dëmtimi. Po ashtu edhe kur priteni apo çaheni, gjakderdhja është më e zgjatur dhe mpiksja më e vështirë. Arsyeja për këtë është prodhimi i reduktuar i proteinave të nevojshme për mpiksjen e gjakut. Mëlçia prodhon faktorë të koagulimit dhe nëse është dëmtuar ata nuk mund të prodhohen.
Kruajtje
Simptoma të tjera të sëmundjes së mëlçisë janë kruajtja, dështimi i veshkave dhe problemet me gjëndrën tiroide. Kruajtja fillon si shqetësim acarues, shfaqet në vende të ndryshme të lëkurës.
Probleme me tretjen
Problemet me mëlçinë arrijnë të sjellin ndryshime në ngjyrën e jashtëqitjes. Nëse vuani nga këto probleme, jashtëqitja bëhet më e zbehtë dhe ngjyra e urinës bëhet më e errët.
Asnjë simptomë
Në disa raste, mëlçia e dëmtuar mund të mos tregojë ndonjë simptomë ose shenjë. Në këto raste njerëzit nuk janë as të vetëdijshëm për problemet. Është tronditëse që gati gjysma e pacientëve nuk kanë simptoma. Ata vetëm vënë re lodhje të vazhdueshme, kruarje dhe mungesë të energjisë. Nëse sëmundja e mëlçisë nuk trajtohet në kohë, pacientët mund të bëhen të çorientuar, të hutuar dhe shumë të përgjumur. Në rastet më të këqija pacientët mund të përjetojnë koma dhe madje specialistët tregojnë për situata fatale për shëndetin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim