32-vjeçar i cili dy muaj më parë largoi nga vendi i ngjarjes një person që tentoi të kryerje vrasje është arrestuar nga policia.
policia diber
Bëhet fjalë për Indrit Belbën, 23 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Dibrës i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
“Ky person në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar, në qytetin e Peshkopisë, si dhe nuk ka kallëzuar për këtë krim”, thotë policia.
Njoftimi i plotë
Largoi nga vendngjarja një 33-vjeçar, që kreu një tentativë vrasjeje, si dhe nuk kallëzoi këtë krim, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim.
Në vijim të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Dibër, vunë në pranga shtetasin I. B., 23 vjeç, banues në Peshkopi.
Gjykata e Dibrës i ka caktuar 23-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi akuzohet se më datë 06.06.2023, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar, në qytetin e Peshkopisë, si dhe nuk ka kallëzuar për këtë krim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.