MENU
klinika

Analiza

“Trump 2.0”, katastrofë për Europën dhe Ukrainën

21.08.2023 - 19:54

Donald Trump mbetet një protagonist i padiskutueshëm i skenës politike amerikane, pavarësisht sprovave të shumta.

Hipoteza e një mandati të dytë për manjatin, jo vetëm që shqetëson demokratët dhe të moderuarit në SHBA, por edhe Kontinentin e Vjetër. Sipas disa burimeve të cituara nga “New York Times”, për shumicën e qeverive evropiane kjo duhet të shmanget publikisht me çdo kusht.

Vendet e Evropës Qendrore janë më të bindura se mund të përballojnë një presidencë të dytë të Donaldit sesa ato perëndimore, veçanërisht Gjermania, ku “dridhen” nga perspektiva e një “Trump 2.0”.

“Ideja është pak e tmerrshme”, shpjegoi për gazetën amerikane diplomati i BE-së Steven Everts, i cili së shpejti do të bëhet drejtor i Institutit për Studimet e Sigurisë.

“Duke pasur parasysh rolin e madh që luajnë Shtetet e Bashkuara në sigurinë evropiane, ne duhet të rimendojmë se çfarë do të thotë kjo për politikën tonë. dhe mbrojtjes, si dhe për Ukrainën”, tha ai.

U.S. President Donald Trump tosses out “Make America Great Again” (MAGA) caps as he arrives for a campaign rally at Oakland County International Airport in Waterford Township, Michigan, U.S., October 30, 2020. REUTERS/Carlos Barria

Një mandat i dytë i Trump do të ishte i ndryshëm nga i pari por shumë më i keq. “Tani ai ka përvojë, ai e di se cilat mjete të përdorë dhe është i zemëruar”, komentoi Thomas Kleine-Brockhoff, një ish-zyrtar i qeverisë gjermane.

Ndërsa Ivo Daalder, ish-ambasador amerikan në NATO, nënvizoi se evropianët “janë shumë, shumë të shqetësuar për zgjedhjet e vitit 2024 dhe ndikimin që do të kenë” në Aleancë.

Dhe frika e rikthimit të manjatit në pushtet, përsëri sipas “New York Times”, do të ishte gjithashtu një nga faktorët e mundshëm që do t’i kishte shtyrë SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë drejt përparimit diplomatik.

Me të në krye, bashkëpunimi trepalësh midis vendeve do të vështirësohej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN