MENU
klinika

Falë Dua Lipës...

Vogue rendit Shqipërinë si vendin e parë për t’u vizituar

28.08.2023 - 11:23

Kjo verë ka qene tepër e zjarrtë për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Ajo ka shijuar në maksimum pushimet e saj, duke vizituar vende të ndryshme.

Në këtë mënyrë, Dua ka treguar për revistën e njohur Vogue, destinacionet e saj të preferuara të pushimeve nga ishujt e Greqisë deri te plazhet e Xhamajkës, ku padyshim të parin ka renditur Shqipërinë.

“Nga trashëgimia shqiptare, Dua Lipa pëlqen të shfrytëzojë sa më shumë verën në shtëpi. Një destinacion që thjesht pret të zbulohet, Shqipëria është e mbushur me plazhe sublime, shkëmbinj shkëmbor dhe fshatra tradicionalë, të gjitha këto mbeten relativisht të paprekura nga turizmi masiv”, ka shkruar Vogue për vendin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjidhen si vajzat më me stil

Motrat Lipa pushtojnë mediat e huaja!