Lautaro Martinez dhe Osimhen kanë qenë spektakolar në ndeshjet e parë të Interit dhe Napolit në Seria A. Sulmuesit të cilët sezonin e kaluar rivalizuan deri në fund për ‘këpucën e artë’, këtë herë sezonin e ri e kanë nisur me ‘dopietë’. Megjithatë më me shumë rëndësi është fakti se si kampionët në fuqi të Napolit, por ashtu edhe Interi që janë favoritë për fitimin e ‘scudetto-s’, morën 3 pikët.
‘Demit’ iu deshën vetëm 8 minuta lojë për të gjetur rrjetën e parë të sezonit pas asisit të Dumfires, ndërsa për të dyfishuar dhe vulosur shifrat përfundimtare të lojës mendoi në minutën e 76 pas asisit të Arnautovic. Në këtë ndeshje të parë për Interin shkëlqyen blerjet e verës si Fratessi, Augusto, Cuadrado dhe Thuram pavarësisht se nuk arriti të shënonte.