31.08.2023 - 11:22
Ndonëse nuk ka ende një kandidat Partia Demokratike hedh hapin e parë për zgjedhjet e Kukësit që do të mbahen më 24 shtator.
Report TV mëson se PD do të regjistrohet si parti politike për pjesëmarrjen në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit. Afati i fundit për tu regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor është 1 shtatori, ndërsa PD po pret sugjerimin e kryesisë së degës së Kukësit për të vendosur nëse do nxjerrë kandidat apo jo.
Report Tv mëson se në mbledhjen e kryesisë së PD mbrëmjen e djeshme, e cila zgjati deri në mesnatë nuk u diskutua për kandidatin e Kukësit, por vetëm ndryshimet në statut.
Raportoi gazetarja e Report Tv Danjela Maloku.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zgjedhjet e 25 prillit
Basha i vendosi objektiva, 15 drejtuesit politikë nuk ia dolën
BIRN: Gara për Kukësin