Përfshihet nga flakët e zjarrit venddepozitimi i mbetjeve urbane të qytetit që ndodhet mbi fshatin Mamëz të Kukësit.
Vatra e zjarrit sipas Shërbimit Zjarrfikës ka rënë në hyrje të këtij vendgrumbullimi ndërsa flakët janë përhapur duke mbuluar me një re tymi të gjithë zonën por edhe duke ndotur zonën. Ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së flakëve.
Mësohet se zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes për të shuar flakët dhe për të ndalur përhapjen e tyre pasi vendi i grumbullimit të mbetjeve urbane rrethohet nga masiv pyjor me dushqe ndërkohë që prania e erës mund të favorizojë përhapjen e flakëve. Ky është rasti I katërt i rënies së zjarreve në Kukës gjatë kësaj vere.