MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet të konsumojnë mjaltë diabetikët?

14.09.2023 - 16:36

strong>“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A duhet të konsumojnë diabetikët mjaltë?

Mjeku: Nga ana ushqimore, 1 lugë gjelle mjaltë (21 gram) përmban 64 kalori dhe 17 gram sheqer, përfshirë fruktozën, glukozën, maltozën dhe saharozën. Era, ngjyra dhe shija varen nga llojet e luleve të vizituara nga bletët. Ka një sërë përfitimesh nga konsumimi i mjaltit, por gjithsesi duhet të konsumohet në masë të vogla.

Në të gjitha rastet kur përmendet vlerat e tij, duhet të keni parasysh që bëhet fjalë vetëm për mjaltin bio, të papërpunuar.

Mjalti me cilësi të lartë është i pasur me antioksidantë: Mjalti me cilësi të lartë përmban shumë antioksidantë të rëndësishëm. Këto përfshijnë acìde organike dhe përbërje fenolike si flavonoidet. Shkencëtarët besojnë se kombinimi i këtyre përbërjeve i jep mjaltit fuqinë e tij antioksiduese. Antioksidantët ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut të sulmeve në zemër, goditje në tru dhe disa lloje të kancerit.

Mjalti është “më pak i keq” sesa sheqeri për diabetikët

Provat për mjaltin dhe diabetin janë të shumëllojshme. Nga njëra anë, studimet tregojnë se mund të zvogëlojë disa faktorë rrezìku për sëmundjet e zemrës të zakonshme tek njerëzit me diabet të tipit 2.

Për shembull, mund të ulë kolesterolin “e keq” LDL, trigliceridet dhe inflamacionin ndërsa rrit kolesterolin “e mirë” HDL. Sidoqoftë, disa studime kanë zbuluar se ai gjithashtu mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak. Ndërsa mjalti mund të jetë pak më i mirë se sheqeri i rafinuar për njerëzit me diabet, ai ende duhet të konsumohet me kujdes. Njerëzit me diabet duhet të minimizojnë të gjitha ushqimet me karbohidrate të larta.

Nivelet e larta të kolesterolit LDL janë një faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës. Ky lloj kolesteroli luan një rol të madh në aterosklerozën, grumbullimin e yndyrave në arteriet tuaja që mund të çojë në sulme në zemër dhe goditje në tru. Disa studime tregojnë se mjalti mund të përmirësojë nivelet e kolesterolit tuaj.

Por, a duhet të konsumojnë diabetikët mjaltë? Sigurisht jo mjaltë për diabetikët se efektet pozitive të mjaltit sfumohen nga rreziku i rritjes së glicemisë te këta pacientë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.