MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të kurojë joga dhimbjet në trup?

11.09.2023 - 10:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A mund të kurojë joga dhimbjet në trup?

Përgjigjet mjeku: Joga dhe akupunktura mund të lehtësojnë dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit, ka zbuluar një studimi i ri. Disa nga sportet më popullore, si joga, tai chi dhe akupunktura, mund të ndihmojnë në rast dhimbjesh. Për të arritur në këtë përfundim, shkencëtarët rishikuan testet klinike të kryera në SHBA. Ky studim mund të ndihmojë miliona njerëz, të cilët vazhdojnë të kenë dhimbje edhe pas përdorimit të ilaçeve.

Hulumtuesit shkencorë thonë se ky studim i ri do të ndihmojë mjekët, të cilët ndeshen shpesh me raste të pacientëve me dhimbje kronike, të kenë mundësi t’i informojnë ata për trajtimet më të mira për menaxhimin e simptomave.

Studimi është rishikuar nga një grup shkencëtarësh nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

“Për shumë amerikanë që vuajnë nga dhimbjet kronike, ilaçet nuk mund të lehtësojnë plotësisht dhimbjet dhe mund të shkaktojnë efekte anësore”, shprehet dr. Richard Nahin, autori kryesor i studimit.

“Si rezultat, shumë njerëz do të kthehen tek mënyra të tjera për menaxhimin e dhimbjeve. Qëllimi jonë me këtë studim ishte të siguronim informacion të saktë për mjekët dhe pacientët që vuajnë nga dhimbje kronike”, shpjegon ai.

Hulumtuesit shkencorë rishikuan 105 teste klinike të kryera përgjatë 50 viteve të fundit, të cilat ishin përqendruar tek pacientët me dhimbje kronike. Ata zbuluan se asnjë nga këto teste klinike nuk kishte raportuar ndonjë efekt anësor të dukshëm. Shkencëtarët u përqendruan tek rezultatet e 7 studimeve të përdorura për pesë nga sëmundjet më të dhimbshme, si dhimbja e shpinës, osteoartriti, dhimbja e qafës, fibromialgia, dhimbjet ekokës dhe migrena.

Disa nga këto dhimbje mund të trajtohen shumë mirë nga joga, tai chi , akupunktura, sipas shkencëtarëve. Për shembull, joga dhe akupunktura mund të lehtësojnë dhimbjet e shpinës; akupunktura dhe tai chi për trajtimin e osteortritit të kyçeve, ndërsa terapia me mazash është efektive për trajtimin e dhimbjeve të qafës.

Teknikat e qetësimit mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe migrenës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e papritur e Kishës Greke

“Joga nuk pajtohet me besimin e krishterë”