MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndihmon limoni për gurët në veshka?

12.09.2023 - 13:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ndihmon limoni për gurët në veshka?

Mjeku: Një limon i plotë përmban 139% të dozës së rekomanduar të vitaminës C.

Kjo e bën limonin, një prej agrumeve më të mira për shëndetin e organizmit. Përveç vitaminës C, limoni është i pasur edhe me vitaminën B6, A, E por edhe mineralet kalçium, hekur, magnez, klium, zink, fosfor dhe bakër. Limoni është një agrume e pasur me antioksidantë që luftojnë sëmundjet si kanceri, diabeti, konstipacioni, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë. Në mjekësinë popullore besohet se lëngjet e pasura me vitaminë C mund të shkrijnë gurët në veshka, por këto pretendime nuk janë të mbështetura plotësisht nga shkenca. Sidoqoftë, kjo e fundit pranon që lëngu i limonit është i mire për shëndetin e veshkave.

Gurët e veshkave ndahen në 4 kategori sipas faktorit që nxit formimin e tyre.

Këtu përfshihet: faktori genetik, infeksioni në veshka, konsumi i tepruar i mishit, peshkut dhe guackave të detit apo akumulimi i depozitave të kalçiumit. Gurët si pasojë e këtyre depozitave janë të zakonshme për ata që vuajnë nga këto gurë.

Si ndikon lëngu i limonit tek gurët në veshka?

Lëngu i limonit përmban sasi të larta të acidit citrik dhe atij askorbik që njihet ndryshe si vitamina C. Këto acide ulin gjasat e formimit të gurëve në veshka si pasojë e depozitave të kalçiumit.

Citratet janë kripëra të acidit citrik që lidhen me kalciumin dhe bllokojnë formimin e gurëve. Duke marr lëngun e dy limonave të tretur në një gotë ujë cdo ditë, rriten citratet në urinë dhe pakësohet rreziku i gurëve në veshka. Kësisoj, ekspertët thonë se lëngu i limonit mund të ndalojë formimin e gurëve në varësi të faktorit që i nxit ato.

Sasia e Nevojshme e Lëngut të Limonit: Një sasi prej 60-120 ml lëng limoni ofron sasi të mjaftueshme të acidit citrik dhe shumë antioksidantë që mirëmbajnë shëndetin e veshkave. Lëngu i limonit duhet të jetë i freskët dhe i shtrydhur nga një limon. Lëngjet e paketura nuk përmbajnë enzima apo ushqyes thelbësorë. Lëngun e limonit mund ta përzieni në çaj, mjaltë ose të bëni limonatë me të dhe ta pini rregullisht gjatë ditës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shp

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN