Teksa në parlament diskutohej projektligji për shtetësinë, ministri i Brendshëm dhe njëherazi deputeti socialist, Taulant Balla ka shprehur propozimin e tij në lidhje me këtë çështje.
ADVERTISING
PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.
Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se kërkon që qytetarët e Kosovës, të cilët kanë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare të mos i nënshtrohen një testi për gjuhën dhe historinë shqiptare për të përfituar nënshtetësinë.
Sipas tij qytetarët nga vendet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ku përfshihet edhe Maqedonia e Veriut, kanë dije për gjuhën dhe historinë shqiptare, po aq sa shqiptarët në Shqipëri.
“Ne kërkojmë që qytetarët e Kosovës që kanë gjuhë zyrtare, e flasin gjuhën aq bukur sa ne dhe e njohin historinë tonë sa ne, ndaj dhe nuk kanë pse t’i nënshtrohen një testi për gjuhën apo dijet mbi historinë. Në këtë këndvështrim do bëhet një përjashtim për shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.
Edhe në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndaj edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që do kërkojnë shtetësinë shqiptare, kjo do mundësohet. Këtë vendimmarrje do e quaja historike, për të çuar përpara një përgjegjësi që ka vendi amë për ata që aplikojnë për pasaportat me natyralizim”, u shpreh Balla.