MENU
klinika

Reagon pas arrestimit të autorit të plagosjes së efektivit

Balla: Tolerancë zero për ata që i rrezikojnë jetën policëve, praktikë e re penale

21.09.2023 - 21:07

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të autorit të plagosjes së efektivit të policisë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Balla deklaron se kush nuk i bindet urdhrit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë zero.

Ndërkohë, Balla ka paralajmëruar edhe ndrzshime të reja në Kodin Penal duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë.

“Përgëzoj Policinë e Shtetit për arrestimin e autorit të plagosjes së efektivit të shqiponjave mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Është momenti të kujtoj se kush nuk i bindet urdhrit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO.

Do bëj gjithçka që një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë. Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal (me ndryshimet që kam mbështetur vetë në Kuvend në vitin 2019) dhe në ligjin për Policinë Shtetit”, deklaron Balla.

"S’është histori parash, dinte një sekret për Naim Murselin"

Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja Lala ngre dyshimet

"12 zyrtarë socialistë kanë punë me SPAK"

Minxhozi: Përse nuk hidhet një hap procedural për Berishën?!

"Demoralizoi ata që besonin se me ikjen e Saliut do të riorganizohej opozita"

Argita fjalim në Kuvendin e Berishës, si e komenton analisti

Komiteti i Bernës thirrje qeverisë shqiptare

DW: Pezulloni ndërtimin e aeroportit të Vlorës