“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çdo mëngjes zgjohem me sy të fryrë, çfarë më këshilloni?
Mjeku: Të zgjoheni në mëngjes me sy të fryrë, ose edhe qese të errëta nën to, nuk është një mënyrë ideale për të filluar ditën. Ky problem mund të shkaktohet nga alergjitë, mungesa e gjumit, si dhe faktorët gjenetikë. Për fat të mirë, ka shumë mjete të thjeshta natyrore që trajtojnë sytë e fryrë dhe ju bëjnë të rifitoni pamjen e mëparshme.
Feta kastraveci: Ky është ndoshta ilaçi më i famshëm natyror kundër qeseve të syve, duke u kthyer kshtu në një ritual bukurie. Fetat e kastravecit, i prisni në feta dhe i vendosni në një qese plastike, i lini të ngrijnë. Pasi të shtriheni i mbani mbi sy për rreth 10 minuta. Trangujt përmbajnë antioksidantë të cilët lehtësojnë acarimin, ndërsa efekti i ftohjes ndihmon në uljen e ënjtjes.
Qese çaji: Mund të përdorni çaj të gjelbër ose të zi për këtë trajtim. Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë dhe ndoshta do të jetë më efektive në uljen e acarimit.
Ujë i kripur: Përzieni një gjysmë lugë çaji kripë me 4 gota uji. Uji duhet të jetë i ngrohtë, kështu kripa do të shpërbëhet. Thithni ujin me anë të topave të pambukut dhe i vendosni mbi sy për disa minuta. Përsëriteni trajtimin disa herë.
Akull: Akulli freskon sytë tuaj dhe zvogëlon ënjtjen. Vendosni disa kube akulli në një peshqir dhe i vendosni mbi sy për disa minuta.
Nëse jeni me nxitim, një spërkatje me ujë të ftohtë mund të ketë efekt të ngjashëm. Shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë dhe ënjtja e syve do të minimizohet menjëherë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.