“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë paralajmëron djegia e urinës?
Mjeku: Infeksion i traktit urinar: Sipas studimeve të ndryshme, një prej shkaqeve kryesore të djegies së urinës është i lidhur me infeksionet urinare. Këto infeksione prekin pothuaj 50% të popullsisë dhe janë shumë më të shpeshtë tek femrat. Kjo ndodh pasi mitra është e vendosur shumë më pranë anusit çka rrit mundësinë e shumimit të baktereve dhe kalimit të tyre nga uretra drejt fshikëzës së urinës.
Infeksioni vaginal: Një ndër gjendjet shëndetësore më të shpeshta të femrave që shoqërohet me djegie gjatë urinimit janë infeksionet vaginale. Këto infeksione nuk janë gjë tjetër veçse një inflamacion i mukozës vaginale të cilat shoqërohen me sekrecione ngjyrë kafe dhe me erë.
Herpesi gjenital: Kur infeksioni ndodh, shenjat më të zakonshme të herpesit janë vezikulat (fluska, puçra) në zonën gjenitale dhe atë rektale, të cilat ju kruhen vazhdimisht dhe ju japin djegie gjatë kryerjes së nevojave personale. Këto vezikula shpërthejnë, lënë nga pas plagë të dhimbshme të cilat mund të kërkojnë deri edhe 4 javë që të shërohen.
Infeksion në veshka: Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut pasi filtrojnë gjakun dhe eleminojnë nga organizmi të gjitha toksinat dhe lëngjet e panevojshme. Një infeksion i mundshëm i veshkave jo vetëm që pengon funksionin filtrues të tyre, por shoqërohet edhe me djegie urine.
Gurët në veshka: Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik. Prania e tyre në urinë ndikon në djegien e kësaj të fundit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.