MENU
klinika

Lajmi që të gjithë prisnin

Chelsea konfirmon rikthimin e Armando Brojës!

22.09.2023 - 16:36

Chelsea dhe Aston Villa luajnë të diel në orën 15:00 në “Stamford Bridge”, për raundin e gjashtë në Premier League. Trajneri i Bluve të Londrës, Mauricio Pochettino ka konfirmuar se Armando Broja do rikthehet në ekip pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për nëntë muaj.

“Ne nuk mund të vendosim përgjegjësinë mbi të, për të shënuar të gjithë golat. Përgjegjësia duhet të jetë në ekip dhe përpjekje kolektive. Nuk mund të presim që Broja të shënojë me çdo prekje, ai duhet të ndjejë konkurrencën”, tha Pochettino.

Megjithëse do jetë pjesë e ekipit, Broja edhe mund të mos marrë minuta në fushë, ndërsa një hap i parë i mirë është rikthimi me pjesën tjetër të grupit për ndeshjet zyrtare.

Një lajm i mirë ky edhe për Kombëtaren, me Sylvinhon që do ketë një armë më shumë për kualifikueset Euro 2024 dhe ndeshjen kundër Çekisë që luhet në 12 tetor në Tiranë.

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos