MENU
klinika

Data e re e gjyqit

Cristiano Ronaldo s’dorëzohet, i kërkon Juventusit 19 milionë euro!

28.09.2023 - 17:27

Beteja ligjore mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos vazhdon. Portugezi nuk dëshiron të heqë dorë nga 19.5 milionë eurot si paga të prapambetura, siç dihet e ka sjellë klubin e Juventusit para Bordit të Garancive të Komitetit Olimpik Italian. Seanca e radhës është caktuar për në 4 tetor, kur sulmuesi do të rikthehet për të sfiduar ish-klubin e tij larg fushës së lojës.

Shifra në fjalë ka të bëjë me manovrën e dytë të pagave të kryer në atë kohë (2020-21) nga drejtuesit e Zonjës, kur në krye të klubit ishte Andrea Agnelli. Në marrëveshjen e hartuar nga dy palët e përfshira, 38-vjeçari do të kishte hequr dorë nga një pjesë e pagës së tij të madhe, me kusht që t’i kthehej më vonë.

Rikthimi i pagës, sipas yllit portugez nuk ka ndodhur kurrë. Manovra e pagave të Zonjës së Vjetër kishte një objektiv të qartë, të lehtësonte një buxhet shumë të rëndë, të rënduar edhe nga dëmi i pandemisë.

Tani do t’u mbetet gjyqtarëve të vërtetojnë pretendimet. Sipas atyre që qarkullojnë ditët e fundit, Juventusi shfajësohet nga një dokument i nënshkruar nga vetë Ronaldo në vitin 2021, pak para përfundimit të afatit kalimtar të verës. Dokument në të cilin portugezi deklaroi se ai nuk kishte më asnjë problem me Juventusin dhe se klubi nuk do të duhej të kthente asgjë.

Historia është e ndërlikuar. Sulmuesi aktual i Al-Nassr po mbështetet në marrëveshjen tashmë të famshme plotësuese, në të cilën ish-drejtori sportiv Fabio Paratici shkroi: “Marrëveshjet e lidhura… na angazhohemi t’ua dorëzojmë deri më 31 /07/2021”, marrëveshje plotësuese e primit kjo, e rishkruar në formularët federalë që nuk janë aktualisht në dispozicion.

Për këtë fakt Ronaldo kërkon shumën e majme dhe në 4 tetor do jetë dëgjimi dhe me gjasë vendimi i jurisë që po gjykon këtë çështje.

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos

U fut në historinë e klubit

Granada i bën jehonë rekordit të Uzunit