MENU
klinika

Operacioni me mbi 200 të arrestuar/ Eksperti i sigurisë ngre alarmin

“Dhe sa breza nxënësish duhet të dëmtojë droga për tu ndërgjegjësuar?”

15.09.2023 - 13:12

Fatjon Softa, eksperti i sigurisë foli në një studio televizive pë megaoperacionin policor ku u arrestuan 230 persona në të gjithë vendin.

Softa tha se përdorimi i drogës është kthyer në një fenomen shqetësues, sidomos tek te rinjtë. Ai nënvizoi se një rrezik është shtuar për përdorimin e drogës dhe në shkolla.

Sipas tij shumë fëmijë kanë rënë pre e përdorimit të drogës, madje janë bërë dhe shpërndarës së saj.

Ai apeloi ndaj auotriteteve që të shtojnë masat e sigurisë dhe policia të mbajë përgjegjësi në hallkat që cedojnë në këtë luftë.

“Duhet të fillojë përgjegjësia tek ata që e kanë për detyrë, përshëmbull, inspektori i zonës i cili mbulon shkollën, ai që është te policia në komunitet dhe çdo komisariat sipas shkollave. Përfshirë këtu ata të arsimit parashkollor dhe deri te ato të mesme apo të larta. Kush është policia kriminale apo në bazë të sektorit të shërbimit dhe të mbahen përgjegjësitë për ata që nuk kanë raportuar problemet.

Droga edhe nëse nuk ka ndodhur këto katër ditë, ne kemi vite që e kemi ngritur këtë problem. Sa breza kanë kaluar? Sa breza janë dëmtuar? Sa breza mund të jenë bërë përdorues?”, tha Softa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kemi lëshuar mbi 30 urdhër-arreste"

Droga ‘lumë’, arrestohen 57 persona nga policia