MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Dhimbja kronike, si mund të trajtohet

19.09.2023 - 11:14

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Dhimbja kronike, si mund të trajtohet

Mjeku: Trajtimi i dhimbjes kronike mund të bëhet mjaft mirë fal algologjisë. Kjo metodë ka arritur të jap rezultate mjaft pozitive në trajtimin e mjaft sëmundjeve, që nga dhimbjet të aparatit muskulo-skeltik deri në atë të kancerit.Mjeku algolog-reaminator Apostol Vaso, shpjegon se si perceptohet dhimbja dhe si mund të trajtohet fal metodave të algologjisë:

Doktor, ka disa kohë që në trajtimin e dhimbjeve të së sëmurëve kanë hyrë metodat e algologjisë. Mund të na thoni konkretisht se çfarë është algologjia?
Algologia është një shkencë relativisht e re që merret me studimin dhe trajtimin e dhimbjes si problem më vete. Vjen nga fjala algos që do të thotë dhimbje dhe logos që do të thotë shkencë. Themelues i saj ka qenë John Bonica, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai vuri re se jo të gjithë ushtarët e gjëmtuar e përjetonin dhimibjne njësoj dhe qe i pari që seleksionoi dhimbjen fantomë (dhimbja e pjesës së dorës së nuk ke). Trajtimi terapeutik ka për qëllim që pacientët të mësohen si të procedojnë dhe të jetojnë me dhimbjen e tyre. Ky është një proces, i cili ka efekt mbi trupin, mendimet, sjelljen dhe ndjenjat e tyre.
Çfarë është dhimbja, si perceptohet ajo?
Përdoren shumë fjalë për të përshkruar eksperiencën e dhimbjes akute. Mund të përshkruhet si therëse, goditëse, djegëse, shpuese e tj. Por në të njëjtën kohë shfaqen emocione negative dhe disa ndryshime të rëndësishme në trupin tonë vetëm brenda pak sekondave. Të tilla janë shfaqja e stresit, i cili gjithmonë është i pranishëm dhe i pavullnetshëm. Njëkohësisht rritet ritmi i zemrës, dhe presioni i gjakut. Frymëmarrja shpeshtohet, midriaza (zgjerohen pupilat) dhe ulet fluksi i gjakut në zonën e dëmtuar. Të gjitha këto ndryshime i dedikohen përfshirjes së sistemit nervor simpatik dhe ndryshimeve neurokimike. Ka të dhëna të provuara se sistemi nervor simpatik (adrenalina) luan rol të rëndësishëm në instalimin e dhimbjes kronike. Ky reaksion stresi ndryshe quhet dhe fenomeni i “ fluturimit dhe luftimit”.
Po dhimbja kronike çfarë është?
Dhimbja kronike nuk shfaqet vetëm me kohën dhe pa shkak, por ajo ndjek një dëmtim akut. Më e rëndësishmja është se ajo shfaqet kur procesi i indit të dëmtuar ka përfunduar plotësisht.
Dhimbja kronike mund të shfaqet nga një dëmtim nervor,
spazma kronike të muskujve, sëmundje kronike siç është artriti ose nga një shkak i panjohur (dhimbja idiopatike).
Si trajtohet dhimbja nga aspekti i algologjisë?
Dhimbja është tridimensionale: biologjike, psikologjike dhe sociale. Si e tillë kërkon aspet të gjea trajtimi: medikamentoz, psikologjik, psikik, etj. Në këtë aspekt sot duke parë këto dimensione dhe mundësitë teorike dhe teknologjike, është theksuar se implementimi ose futja e metodave të trajtimit të dhimbjes në sistemin shëndetësor do të thotë rritje cilësie shërbimi dhe jete. Klinikt e dhimbjes ofrojnë trajtim të koordinuar prej një ekip mjekësh ku futen: reumatolog, fizioterapistë, infermierë, psikologë dhe punonjës socialë, përkrah mjekëve të tjerë. Vetëm një trajtim multidisilinor mund të arrij të trajtoj me sukses dhimbjen kronike.Në metodat e trajtimit të dhimbjes futen disa elementë, ku përfshihen vlerësimi i dhimbjes, lloji i dhimbjes, mënyra e trajtimit dhe informimi i pacientit mbi dhimbjen.
Metodat e trajtimit mbështet në 2 kolona kryesore: edukimi i të sëmurit dhe trajtimi i oragnit të sëërë. Në parimin farmako-terapeutik, shtylla e parë s’është gjë tjetër veçse vlerësimi dhe intervistimi i të sëmurit. Në këtë mënyrë merren të dhëna mbi dhimbjen dhe mënyrat sesi lehtësohen apo rëndohen smëundjet. Më pas vijnë mënyrat e trajtimit dhe së fundi preparatet, të cilat janë shumë larg. Kjo metodë ka rezultuar e suksesshme në trajtimin e dhimbjeve që nga ato reumatologjike, dhimbjet e kokës deri në dhimbjet e kancerit.
Po, për sa i përket praktikave medikamentoze?
Këto janë të ndryshme dhe ndahen në 2 tipe: të thjeshta dhe të ndërlikuara. Në të parën duten: injeksionet e ndryhsme, diegiet e ndryshme të ganglioneve, vendosja e katetereve në nerva.
Ndërsa metodat e ndërlikuara, bazohen në vendosjen e aparaturave të veçanta në hapësirën e palcës, stimulim elektrike dhe procedura të specializuara me ndihmën e skanerit dhe radiologjisë dixhitale.

KOSTOJA
Në Europë, dhimbja është një nga problemet kryesore shëndetësore. Dhimbja kronike konsiderohet si një pathologji më vete. Nga studiem që janë bërë në botë, është parë se kostoja financiare e dhimbjes kronike për shqoërinë, është e barabartë me atë të kancerit dhe të pathologjive kardiovaskulare.

Variantet e trajtimit të dhimbjes:
Medikamentoze
Injeksionet
Stimulimi elektrik
Fizioterapia
Programet e trajtimit të dhimbjes
Mbështetje psikologjike

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.