MENU
klinika

Banka e Shqipërisë publikon shifrat

“Dyndje” eurosh në banka, rekordet falë kursit të këmbimit

30.09.2023 - 15:24

Muaji gusht regjistroi rekord në depozitat në valutë në bankat shqiptare, teksa arritën një vlerë totale në 7.1 miliardë euro. Sipas Bankës së Shqipërisë stoku i kursimeve në euro u rrit me 4.2% në këtë periudhë të vitit, nga 6.8 miliardë euro në muajin korrik.

Prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga turizmi por dhe përftimet nga luhatjet e kursit të këmbimit, rritën flukset valutore në tregun financiar vendas, veçanërisht ato në monedhën e përbashkët evropiane.

Në të kundërt kursimet në monedhën vendase kanë vijuar tendencën tkurrëse. Në fund të muajit gusht, stoku i depozitave në lekë zbriti në 540 miliardë lekë, me një rënie prej 0.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 5 miliardë lekë më pak.

Pavarësisht kësaj rënie, të shumtë janë ata qytetarë që preferojnë t’i mbajnë kursimet e tyre në lekë.
Të ndalur tek bizneset gjatë tremujorit të dyte është shënuar një përmirësim më i fortë i depozitave të tyre krahasuar me ato të individëve, duke reflektuar kështu gjendjen e mirë të likuiditetit dhe në përgjithësi përmirësimin e gjendjes financiare të tyre./A2

Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit