Duke analizuar situatën në Ukrainë në një rubrikë për Bloomberg, një nga historianët më të njohur, Niall Ferguson, paralajmëroi se në vitin në vijim, mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën do të bëhet një çështje e diskutueshme sepse barra e të gjitha llojeve të ndihmës nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë globalisht, për shkak të ndryshimeve në qëndrimet e qytetarëve, por edhe çështjeve më të gjera politike dhe ekonomike.
“Vlen të theksohet se në shumë mënyra ndihma është më e vogël se sa duket në pamje të parë.
Në total, 39 vende kanë dhënë ose premtuar një lloj mbështetjeje në shumën totale prej 250 miliardë eurosh, nga të cilat 16 vende dhe 39 vende nga Bashkimi Evropian përfaqësojnë 59 për qind të PBB-së globale, por vetëm 11 për qind të popullsisë së botës”.
Pas nivelit relativisht të ulët të ndihmës qëndron kufizimi i një numri të madh të të ashtuquajturave vende të Jugut Global ndaj Ukrainës. Por ajo që është intriguese është se anëtarët e BE-së kanë filluar të marrin përsipër pjesën më të madhe të barrës së ndihmës për Ukrainën, shumë më tepër se vetëm disa muaj më parë.
Individualisht, Shtetet e Bashkuara janë deri tani donatori më i madh i vetëm, por nëse shikojmë kostot e kujdesit për refugjatët, është e qartë se vendet që ndihmojnë më shumë ukrainasit janë Polonia, vendet baltike dhe Republika Çeke.
Problemi me këtë situate, është se në SHBA republikanët po relativizojnë gjithnjë e më shumë çështjen e ndihmës për Ukrainën dhe mund të pritet një dobësim i mëtejshëm i entuziazmit amerikan për të gjitha format e ndihmës për Ukrainën, që do të thotë se BE-ja do të duhet të mbajë peshën më të madhe të barrës, ndërkohë që ekonomia evropiane vuan pasoja nga konflikti.