MENU
klinika

Në mbështetje të Adriatik Lapaj

Florjan Binaj ironizon partitë aktuale: Edhe uji po ndenji në një vend nuk është më i pijshëm

19.09.2023 - 16:40

Aktori i njohur Florjan Binaj duket se i është futur seriozisht politikës. Ai i është bashkuar Adriatik Lapajt, i cili ditën e djeshme prezantoi lëvizjen e re politike “Shqipëria bëhet”. Binaj ka folur për herë të parë për këtë angazhim.

“Shqipëria bëhet nuk është një parti politike por është një shoqatë, pasi vjen një moment që nuk mjaftojnë as memet, as postimet madje nuk mjaftojnë as protestat. Prandaj është krijuar një strukturë më e fuqishme për t’i bërë trysni cilado qoftë qeveria. Edhe uji po ndenji në një vend nuk është më i pijshëm, jo më të njëjtit njerëz, të njëjtat vendime.

Jemi një grup që po rritemi dita ditës dhe që nuk e sheh Shqipërinë sa hija e vetë por më të madhe. Është koha ajo që do të tregoj dhe do zbuloj në fund se për çfarë ka nevoj ky vend. Edhe në Europë partitë e vjetra nuk po pëlqehen më, sepse nuk janë ullinj që sa më i vjetër aq më i mirë, janë njerëz dhe pasi kryhet një cikël duhet të dish të shkëputesh”, tha Binaj për “News 24”.