MENU
klinika

Në moshën 98-vjeçare

Italia në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti legjendar Giorgio Napolitano

22.09.2023 - 20:36

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare ish presidenti i Italise, Giorgio Napolitano. Vdekja ndodhi në një klinikë, ku president ishte shtruar prej disa kohësh.

Pranë tij në momentet e fundit ndodhej familja, veçanërisht djali Giulio dhe gruaja e tij, 89 vjeçe, si dhe këshilltari historik i komunikimit, Gianni Matteoli.

Më 21 maj 2022, Napolitano iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe u shtrua për nëntë ditë në spitalin Spallanzani në Romë. Ndërsa më herët më 24 Prill 2018 u operua për një mosfunksionim të pjesshëm të aortës.

Napolitano u zgjodh President i Republikës më 15 maj 2006 dhe më pas për herë të dytë më 22 prill 2013, në këtë rast duke qëndruar në detyrë për më pak se dy vjet.

I lindur në Napoli në vitin 1925, ai ishte Presidenti i njëmbëdhjetë i Republikës së Italisë. Në vitin 1992 ai pasoi Oscar Luigi Scalfato si President i Dhomës dhe në 1996 ishte Ministër i Brendshëm në qeverinë Prodi I.

Ai ishte presidenti i parë i Republikës i rizgjedhur për një mandat të dytë dhe në një mënyrë të bujshme: me një gamë shumë të gjerë partish që bënin radhë “në procesion” në Quirinale, për t’i lutur të qëndronte edhe pak. Një zgjedhje e jashtëzakonshme, për t’i dhënë kohë politikës reformës dhe Italisë për të filluar përsëri.

Kush ishte Giorgio Napolitano

Giorgio Napolitano, lindi në Napoli më 29 Qershor, 1925. Ai ishte i martuar me Clio Bittoni dhe ka dy djem, Giovanni dhe Giulio.

Napolitano është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Napolit në 1947. Që prej 1942, kur ai ishte student, Napolitano ju bashkua një grupi anti-fashist dhe në 1945 ai u fut ne Partinë Komuniste Italiane ku më pas u bë dhe drejtues post të cilin e mbajti deri në krijimin e Partisë Demokratike të së Majtës Italiane.

Napolitano u zgjodh në dhomën e deputetëve për herë të parë në 1953 dhe përveç Legjislaturës së katërt, ai ka qënë i pranishëm në parliament si deputet deri në 1996, gjithmonë i zgjedhur në zonën e Napolit.

Si deputet, aktiviteti i tij parliamentar filloi si anëtar i Komisionit Parlamentar për buxhetin. Në legjislaturën e tetë dhe të nëntë prej 1981 deri në 1986, Napolitano drejtoi grupin parlamentar të komunistëve në dhomën e deputetëve.

Gjatë viteve 80, si anëtar i Komisionit për çështjet e punëve të jashtme, aktiviteti i tij u fokusua kryesisht mbi çështjet ndërkombëtare dhe politikat Europiane. Në 1989 ai zgjidhet anëtar i Parlamentit Europian, post të cilin e mbajti deri në 1992. Po atë vit, Napolitano zgjidhet Kryetar i Dhomës së Deputetëve post të cilin e mbajti deri në 1994. Prej 1996 deri në 1998, Napolitano mban postin e Ministrit të brendshëm në qeverinë e Romano Prodit.

Prej qershorit 1999 deri në 2004 ai drejtoi Komisionin e Çështjeve Konstitucionale në Parliamentin Europian. Në 2005, Napolitano zgjidhet Senator i përjetshëm.

Në Maj të 2006, Girgio Napolitano zgjidhet President i Italisë me 543 vota. Në Prill të 2013, Napolitano rizgjidhet President me 738 vota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"S’është histori parash, dinte një sekret për Naim Murselin"

Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja Lala ngre dyshimet

"12 zyrtarë socialistë kanë punë me SPAK"

Minxhozi: Përse nuk hidhet një hap procedural për Berishën?!

"Demoralizoi ata që besonin se me ikjen e Saliut do të riorganizohej opozita"

Argita fjalim në Kuvendin e Berishës, si e komenton analisti

Komiteti i Bernës thirrje qeverisë shqiptare

DW: Pezulloni ndërtimin e aeroportit të Vlorës