MENU
klinika

Zgjedhjet në Kukës

Halilaj shpall fitoren: Do t’i jap qytetit një tjetër promovim

25.09.2023 - 12:29

Ndonëse janë edhe dy kuti për të përfunduar numërimin në Kukës, Partia Socialiste ka shpallur fitoren, pasi kandidati i PS kryeson bindshëm ndaj atij të ‘Bashkë Fitojmë’.

Albert Halilaj ai shprehu mirënjohjen ndaj qytetarëve për besimin që i dhanë ndërsa premtoi se do t’i japë Kukësit një promovim tjetër.

“Falenderoj të gjithë qytetarët për kulturën që treguan, votëbesimin iu premtoj që do t’i përfaqësoj denjësisht gjatë katër viteve me punë, përkujdesje dhe prani pranë cdo qytetari. Jam i zonës së Kukësit, kam punuar për vite në administratë, jam njeri i thjeshtë, pa bindje partiake do të jem krah çdo banori të Kukësit. Premtimi i pare që iu bëj është prezenca ime në lidhje me inbvestimet në infrastrukturë. Qeveria Ramas do të jetë prezent në çdo skaj të Kukësit për të përmirësuar çdo problem në lidhje me infrastrukturën. Kam një sërë projektesh për t’i ardhur në ndihmë Kukësit në lidhje me papunësinë, për të zhvilluar turizmin, për t’i dhënë një promovim tjetër Kukësit të lënë pas dore.”, theksoi ai.

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e KQZ, deri më tani rezultatet janë këto:

1-Albert Bislim Halilaj, 11808 vota

2-Emri Haxhi Vata 6746 vota