Koalicioni “Bashke Fitojmë” dorëzoi dje në KQZ dokumentet e regjistrimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Bashkinë Kukës.
Dyshja “Meta-Berisha” kanë vendosur të garojnë në bashkinë e qytetit verior me Emri Vatën, i cili fitoi “Primaret” brenda “Rithemelimit”. Partia e Lirisë, si parti udhëheqëse e koalicionit, depozitoi kërkesën në KQZ për regjistrimin e “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e pjesshme vendore.
‘Mbështetur në nenin 65 e vijues të Ligjit Nr. 10019 datë 29.12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, ‘Partia e Lirisë’, si parti udhëheqëse e koalicionit, i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e koalicionit zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14.05.2023. Emri i koalicionit është: ‘Bashkë Fitojmë’ (PL-PDSH-PDK). Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë ‘BF’. Sigla e Koalicionit është: BASHKË FITOJMË. Partitë përbërëse të koalicionit janë: Partia e Lirisë; Partia Demokratike e Shqipërisë; Partia Demokristiane”, thuhet në kërkesën drejtuar KQZ-së.
Mbetet për tu parë tashmë se me cilin emër do të dalë në këtë garë, Partia Demokratike e Lulzim Bashes.
Ndërkohe Partia Socialiste do të ketë si kandidat në Kukës, Albert Halilajn.
Zgjedhjet e pjesshme në Kukës zhvillohen vetëm për kreun e bashkisë dhe jo për Këshillin Bashkiak, pas arrestimit të Safet Gjicit, u përfshi në një videoskandal që tregonte kryerjen e marrëdhenieve seksuale me shtetasen Alma.K., në zyrën e tij.
Ndërkohë, Partia e Lirisë bëri dje kërkesë në Komisionin e Qendror të Zgjedhjeve, për regjistrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Kukësit nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
VENDIMI
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi grupimin e Berishës dhe ka regjistruar PD-në e Lulzim Bashës në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Kukësit.
KAS mori vendimin pas shqyrtimit të kërkesës për regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme në Kukës, që do të mbahen më 24 Shtator 2023.
“Me shumicën e votave u vendos rrëzimi i kërkesës ankimore dhe lënien të fuq të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.
Ankimimi për vendimin mund të bëhet në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve nga shpallja e këtij vendimi.
RIKONFIRMIMI
Lulzim Basha u rikonfirmua si kryetar i Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve duke i dhënë të drejtën që në garën për Bashkinë e Kukësit ai të përfaqësojë logon e PD. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, paraqiti dje si dokument vërtetimin e gjykatës ku Lulzim Basha është i regjistruar prej vitit 2021 si kryetar i Partisë Demokratike.
Por, edhe pse dokumentacioni është i njëjtë me atë të pak muajve të parë kur KQZ vendosi të njohë dorëheqjen e Lulzim Bashës e të pranojë Enkelejd Alibeaj si kryetar të PD. Me 3 vota pro e dy kundër vendosi që drejtimi i PD i përket Lulzim Bashës. Demokratëve të drejtuar nga Sali Berisha nuk u erdhi në ndihmë në këtë betejë ligjore për të marre logon e PD.
As dokumentet me firmën e Gazment Bardhit të cilat sjellin në vëmendje se Lulzim Basha nuk është rizgjedhur në krye të PD-së.
“Ju thatë me shumë të drejtë që nga ai vendim ka pasur zhvillime, unë do të doja që nëse e keni mundësi si ndikojnë këto akte që kanë ndodhur tek e drejta juaj për tu regjistruar. Pra fakti që Gaz Bardhi është prishur me Lul Bashën si ua jep ju të drejtën që ju të jeni Partia Demokratike”, deklaroi Ilir Rusmali.
Në këtë situatë Sali Berisha do të shfrytëzojë ashtu si në 14 maj koalicionin me Ilir Metën e Nard Ndokën, për të garuar në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit. Por, Partia Demokratike nga sot zyrtarisht është partia e tretë në vend. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që partia më e madhe e opozitës është partia e drejtuar nga Ilir Meta për shkak se koalicioni “Bashke fitojmë” dhe kandidatët e Sali Berishës kane marrë 18% të votave në 14 maj, ndërsa PD vetëm 7%.
Si rrjedhojë Partia e Lirisë do të marrë më shumë komisionerë e më shumë fonde se sa partia e drejtuar nga Lulzim Basha.