07.09.2023 - 12:53
Me shumicë votash, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të Partisë Demokratike sa i takon numrit të komisionerëve që do të kenë subjektet politike në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit.
Kësisoj mbetet në fuqi vendimi i Ilirjan Celibashit ku tre komisionerë do t’i emërojë PS, dy PL dhe 1 PD.
PD ankimoi vendimin e KQZ me pretendimin se i takojnë komisionerë më shumë se PL.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Celibashi: Basha është kryetari