Instituti i Arkeologjisë, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë dhe Escola Superior de Conservación e Restauración de BBCC de Galicia, në Spanjë po zhvillojnë projektin kërkimor shkencor “Lepenica: dokumentimi dhe vëzhgimi arkeologjik në një strehë me art shkëmbor parahistorik (Shpella e shkruar, Lepenica)”.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur se rezultatet paraprake të gërmimeve tregojnë se aktiviteti në strehën shkëmbore ka qenë intensiv jo vetëm në periudhën prehistorike, por edhe në atë antike e mesjetare.
Sipas saj, faza finale e këtij projekti që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, do të përqëndrohet në restaurimin dhe konservimin e pikturës shkëmbore.