MENU
klinika

Procedohet penalisht bashkëshortja e tij

Kultivoi 115 bimë kanabis, arrestohet 38-vjeçari!

27.09.2023 - 10:41

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se kultivoi në bashkëpunim me bashkëshorten 115 bimë kanabis në fshatin Qerret në Vaun e Dejës.

Ndërsa bashkëshortja e tij me iniciale D. G., u procedua penalisht nga uniformat blu.

Droga u zbulua gjatë operacionit policor i koduar “Seized”, ku u gjetën qindra bimë narkotike të kultivuara në fshatin Qerret.

“Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Qerret, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. G., 38 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen D. G., 34 vjeçe, banues në Shkodër”, njoftuan uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Seized”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Qerret.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 38-vjeçar, autor i dyshuar i këtij rasti, procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore në këtë veprimtari kriminale.

Asgjësohen me anë të djegies 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në këtë fshat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune hetimore disamujore, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seized”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Qerret, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. G., 38 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen D. G., 34 vjeçe, banues në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.