MENU
klinika

Luajnë kampionët e botës!

Kupa e klubeve të shahut, Dervishi: Edhe Shqipëria, pretendente!..

14.09.2023 - 19:30

         Një verë e gjatë turistike, në bregdetin shqiptar, duket se përmbyllet me më shumë intensitet. Ky fund sezoni, i vesh Shqipërisë, ngjyra edhe më solemne. Zbret në Durrës, Liga e kampionëve. Qyteti bregdetar, do të shndërrohet në tapetin e kuq, të yjeve të shahut botëror. 30 Shtatori, çel siparin e Europianit të Klubeve të Shahut 2023. 

I ftuar në RTSH24, Erald Dervishi, Mjeshtër i Madh dhe President i Federatës Shqiptare të Shahut, na njeh me më të rejat e këtij aktiviteti madhështor, ndër më të jashtëzakonshmit që, Shqipëria ka fatin të presë, nga 30 shtatori e deri më 8 tetor 2023. 

Liga e kampioneve, pse Shqipëria dhe veçanërisht, Durrësi?

Erald Dervishi: Eventi që do të organizohet nga datat 30 shtator – 8 tetor, është aktiviteti më i rëndësishëm shahistik europian, një ndër evenetet më të rëndësishme organizuar nga FSHSH.  Në këtë kampiobnat do të marrion pjesë rreth 1000 shahistë, nga e gjithë Europa dhe bota. Siç e thamë, kjo është liga e kampionëve të shahut, por edhe shahistë që nuk i përkasin Europës, marrin pjesë, për ekipe europiane.

Aktualisht, janë 110 ekipe pjesëmarrëse. Do të marrin pjesë shahistët më të mirë në botë, përfshirë edhe kampionin Magnus Carlsen. Nuk është vetëm pjesëmarrja cilësore, që e bën këtë kampionat shumë tërheqës dhe mjaft të ndjekur në të gjithë botën, por edhe masiviteti. Është hera e parë që thyhet rekord pjesëmarrjeje dhe ëstë thyer me distancë, nga herët ë tjera. Keei rreth 20 ekipe pjesëmarrëse më shumë se herët e tjera – ky, një rekord absolut.

Arsyet, nuk diskutohet që kanë të bëjnë me punën e mirë, që Federata Shqiptare e Shahut ka bërë, në organizimin e eventeve ndërkombëtare, ku ne kemi pasur mundësinë të shprehim seriozitetitn e organizimeve të rëndësishme. Por, nuk diskutohet që Shipëria ka luajtur një rol tërheqës, për pjesëmarrjen kaq masive, në këtë event. Pa diskutim, që Shqipëria është një destinacion i ri, për të shumtën e pjesëmarrësve…  Pak kurioziteti, pak fjalët e mira që kanë qarkulluar e qarkullonë aktualisht për tuerizmin në Shqipëri.  Besoj, se edhe dëshira për të marrë pjesë në këtë ngjarje shahistike.

Që të marrësh një event të tillë përsipër, duhet në radhë të parë, të jesh një federatë shumë serioze dhe e besueshme, për Federatën Europiane të Shahut. Sepse, siç e thashë, ky është eventi më i rëndësishëm europian.

Së dyti, nuk diskutohet që duhet të plotësosh kushtet dhe kriteret e përcaktuara shprehimisht dhe qartësisht, në rregulloren e organizimit. Dhe së treti, nuk diskutohet që involvimi im personal, por edhe i pjesëtarëve të tjerë të FSHSH-së, në organizatat ndërkomëtare, mundëson kontaktet dhe le të themi, një farë lobimi, për të marë evente të rëndësishme të tilla.

Ky event, do të organizohet ndërmjet Durrësit dhe Tiranës. Le të themi që, për arsye logjistike është përzgjedhur nje resort turistik në Durrës, por një pjesë e aktiviteteve, veprimtarive, do të organizohen në Tiranë. Ceremonia e mbylljes, do të mbahet në Tiranë. Do të organizohet në ambientet e Pallati të Brigadave, e mbështetur dhe nga Bashkia e Tiranës. Bordi drejtues i Federatës Europiane të Shahut, do të organizohet në Tiranë, pranë ambienteve të agjencisë në mjediset e Kryeministrisë. Edhe një sërë aktivitetesh dytësore, do të organizohen po në Tiranë.

Ky event, vjen për kategoritë meshkuj dhe femra; është “Open”, ku edhe femrat mund të marrin pjesë, është edhe kampionati europian i femrave. Pra, janë të dyja gjinitë, që kanë eventin e tyre, paralel. Janë më të shumtë në pjesëmarrje ekipet e meshkujve, por edhe ekipet e femrave kanë qenë rekord këtë radhë: 24 ekipe pjesëmarrëse, ku ne do të kemi kënaqësinë që të këmi dhe një ekip shqiptar, Teutën – kemi dy eikipe shqiptare, Tiranën dhe Teutën – por, Teuta, në mënyrë të veçantë, ka krijuar një ekip shumë të fortë dhe ndoshta, pretendente dhe për të marrë medalje.

Kemi 3 shahistet, që janë ndër 50 më të mirat në botë, një ndër to edhe ish-kampionia e botës, Antoaneta Stefanova, si dhe dy nga talentet më të mira, të spikatura, shqiptare, që janë në moshë fare të vogël.  Kler Cako dhe Ailinin. Kleri është më pak se 12 vjeç, Ailini është 10 vjeç. Pra, kemi të ndërthurur eksperiencën, me talentet shqiptare. 

Ndërkohë, Kosova merr pjesë më 3 kipe meshkuj dhe 3 ekipe femra, kjo  goxha pjesëmarrje. Maksimumi i ekipeve pjesëmarrëse për një shtet, është me 4 ekipe, për secilën kategori.

Në rast të organimzimit serioz të këtij eventi, kjo i hap dyert FSHSH-së, por edhe Shqipërisë, që të presë në të ardhmen edhe aktivitete madhore. Ne kemi organizuar me sukses, dhjetë vitet e fundit, 3 evente shumë të suksesshme  dhe ky është më i rëndësishmi. Por, ky event ,përpos faktit të cilësisë, ka ndër elemnentër kryesorë dhe masivitetin shahistik. Është një event që do të ndiqet dhe transmetohet Live, si nga kanali Youtube i Federatës Europiane të Shahut, ashtu edhe nga Komiteti Olimpik Shqiptar, si dhe ndiqet live në Podcast, nga më shumë se 60 mijë pesona në ditë. Ndërsa, “Live Transmision” që është ndjekja e lojrave drejtpërdrejt, ka mbi 1,3 milion persona në ditë. Pra, ky event do të ndiqet nga 10 milion vetë, në mbarë botën.

Përsa i përket mbështetjes, përpos Bashkisë së Tiranës, që mori përsipër organizimin e ceremonisë mbyllëse, mbrëmjen Gala, nga institucionet, veç fjalëve të mira morale, kemi kemi pasur thuajse zero mbështetje, por kjo nuk na bën pesimistë. Jemi të bindur që ky event, do të ketë një sukses dhe impakt të jashtëzakonhëm, jo vetëm shahistik dhe sportiv. Do të ketë impakt edhe kulturor, edhe turistik. Jam i bindur që, nga këta 1000 pesona që do të vijnë në Shqipëri, besoj se 95-96 për qind, vijnë për herë të parë. Ndër qëllimet kryesore të veprimtarive sportive, është edhe promovimi i vendit organizator.

Shahu, në Shqipëri ka interest ë jashtëzakonshëm. Kemi prodhuar një masivitet të madh, te brezat e rinj. Prindrit, duan që fëmijët e tyre, të mësojnë shah. Fëmijët, kanë dëshirë të hyjne te bota e bukur e shahut. Veç masivitetit, te brezat e rinj kemi filluar të prodhojme dhe cilësinë, talentet e reja. Nuk diskutohet që, ajo çfarë unë kërkoj për të ardhmen, nuk është e tashmja. Pretendimet e mia, janë shumë më të mëdha, si në masivitet, ashtu edhe në cilësi. Por, këto evente, këto aktivitëte shahistike, nuk diskutohet që i japin tonin dhe promovojnë, sportin e shahut, shpalosin kampionët e botës te brezi i ri.

Besomëni, interesi i të rinjve për shahun, është i madh. Ndoshta, nuk ndiqet nëpër medie dhe kjo është një ndër hapësirat mediatike, që i kushtuat sportit të shahut, gjë për të cilën ju falënderoj. Nisma të tilla, besoj se duhet të ndërmerren pak më shpesh, jo vetëm për sportin e shahut, por për të gjitha sportet e vogla, sepse është e nevojshme.  

 

 

achf.org.al / Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions shahu, rekord regjistrimesh

Magnus Carlsen vjen në SHQIPËRI!

Kampioni i botës shton trofetë

Magnus Carlsen mbetet “mbreti” i shahut