MENU
klinika

Sulmi në Veri

Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë, Afrim Bunjaku

24.09.2023 - 19:15

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Samadrexhë të Vushtrrisë, tek familja e policit të vrarë Afrim Bunjaku.

Kurti, së bashku me Drejtorin e Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, kanë shkuar për ngushëllime te shtëpia e policit të vrarë, nga grupi i organizuar kriminal në veri të vendit.

Mëngjesin e sotëm mbeti edhe një polic i plagosur nga sulmi në mëngjes, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.