Sali Berisha ka reaguar pasi Gazment Bardhi deklaroi në një invervistë se është ai Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe jo Flamur Noka, i cili është vendosur nga ish-kryeministri në këtë post.
Berisha u shpreh se “realitetet nuk janë njësoj”, por theksoi se deri tani me Gazment Bardhin “deri tani po operohet shumë mirë, është proces në vazhdim, ka dhënë frytet e para pozitive”.
“Që realitet nuk janë të dy njësoj dhe ne mbi këto realitete po operohet, deri tani po operohet shumë mirë, është proces në vazhdim, ka dhënë frytet e para pozitive”, u shpreh ai në një konferencë për mediat.
I pyetur nga gazetarët për 6 propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore, ai theksoi: “Thirreni me emrin e vërtetë, pengu ose brava, nëse keni parë diçka të pakopjuar në ato pika hajde më thoni.
Nuk ka asnjë risi tek pengu përveç diktatit që i bëjnë. Ai përfaqëson Ramë, kë përfaqëson ai, pengun e Ramës.”