Ylli televizi Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet së fundmi kanë bërë publike romancën e tyre të dashurisë.
Dyshja u fotografuan për herë të parë së bashku në koncertin e Beyonces në Los Angelos.
Në videon që po bën xhiron e rrjetit 25-vjeçarja dhe aktori i “Call Me By Your Name”, u panë duke folur dhe flirtuar me njëri-tjetrin në stadiumin “SoFi në Ingleëood.
Dyshja dukeshin se po kalonin një kohë “magjike” së bashku, ndërsa fytyra e Kyliet shkëlqente nga lumturia.
Timothèe Chalamet and Kylie Jenner all cozied up. 🔥 pic.twitter.com/SRK5RdqkGm
— Jermaine (@JermaineWatkins) September 5, 2023
Në koncertin e Beyonces, i cili u mbajt në ditëlindjen e 42-të të këngëtares morën pjesë një numër i madh yjesh të listës A, duke përfshirë Adelen, Justin Bieber, Hailey Bieber, Zendaya, Tom Holland dhe Kim Kardashian.
Kujtojmë që lajmet se Kylie dhe Timothée kanë nisur një një lidhje u zbulua disa muaj më parë në Instagram në faqen ‘Deuxmoi’.
Personi që menaxhon faqen supozoi se burime të shumta i konfirmuan atyre se ylli po takohej me të nominuarin për “Oscar”.
“Unë e dija për ta që nga janari në Javën e Modës në Paris”, tha një burim.
Deuxmoi postoi gjithashtu një video të Jenner dhe Chalamet duke biseduar në Javën e Modës në Paris.