Këngëtarja e njohur Vesa Luma së bashku me bashkëshorti i saj Big Basta dhe djalin e tyre, Lian prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Zelandën e Re, duke lënë çdo gjë mbrapa.
Së fundmi teksa ishte ftuar në emisionin “Rudina”, artistja ka treguar se dyshja janë rikthyer për të jetuar përfundimisht në Shqipëri.
Teksa foli më shumë rreth jetesës në Zelandën e Re, gjatë intervistës Vesa tregoi arsyen se pse ajo dhe bashkëshorti i saj papritur morën këtë vendim për tu rikthyer në vendin e tyre.
“Në përgjithësi, kemi qëndruar 6 vjet. Unë kam ardhur dhe kam ikur kohë pas kohe, por nuk kam mundur të adaptohem 100 për qind, por kur është fëmija në mes, duhen bërë ca sakrifica që shumica prej nesh i di. Unë edhe Geri nuk jemi njerëz që e duam stabilitetin jemi këtu dhe këtu do rrimë, këtu do përfundojmë. E quajmë më shumë veten banorë të globit, por sa herë kthehemi në Shqipëri dhe Kosovë, sikur na ngre vendi, familja … Kur i vendosëm në peshore, thamë që duhet t’ia lejojmë edhe djalit të rritet me gjyshërit, të përjetojë edhe kënaqësinë e të qenit fëmijë bashkë me gjyshërit, me kushërinjtë, me shoqëri të re, me fjalë shqip më shumë dhe ja ku jemi”– tha këngëtarja.