MENU
klinika

Ja fituesit sipas kategorive!

Mbyllet java e edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

30.09.2023 - 17:30

U mbyll mbrëmë java e edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, TIFF. Në shtatë ditë, Festivali projektoi në tre lokacione të ndryshme filmat e të gjithë kategorive në garë, por nuk u kufizua veç në prezantimet e filmave.

Tre master klasa u mbajtën nga personalite të njohur si: Milcho Manchevski, Sangeeta Datta, e cila ka rrëfyer edhe fakte mbi krijimtarinë e Satyajit Ray, në kuadër të RetrospecTIFF, si edhe nga Andreas Dresen, i cili u nda nga TIFF me një çmim nderi.

Çmimet e TIFF, u shpërndanë në disa kategori: “Kids”, “Panorama”, “Video art and experimental Balkan dhe In Albanian”, “Dokumentarët”.
Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër u shpall “Please, hold the line” nga Tan Ce Ding, i cili do të nominohet në edicionit e 96-të të ndarjes së çmimeve Oscar 2024, ndërsa çmimi “Best Europin Short Film” shkoi për filmin “La Perra” nga Carla Melo Gampert, i cili do të nominohet për “Europian Film Awards 2023” në dhjetor të këtij viti.

Çmimi më i madh i festivalit, ai për filmin artistik me metrazh të gjatë, shkoi për: “Endless borders”, nga Abbas Emini, një bashkëprodhim midis Iranit dhe Çekisë.
Tirana International Festival akordoi edhe disa çmime të tjera si: Best PerspecTIFF (filmi: Dreaming and dyingg- Nelson Yeo), regjia më mirë për Michal Kwieciński dhe filmin e prodhimit polak, “Filip”, skenari më i mirë për
Jerzain Ortega dhe filmin meksikan: “Telephone”.