MENU
klinika

Deklarata e fortë e Karamuços

“’Metamorfoza’ janë të përfshirë politikanë dhe gjyqtarë të fuqishëm”

28.09.2023 - 18:48

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar ditën e sotme detaje të reja në lidhje me hetimet mbi dosjen “Metamorfoza”. I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Karamuço deklaroi se në këtë dosje janë të përfshirë shumë persona, që janë politikanë, anëtarë dhe ish-anëtarë të qeverisë, si dhe pjesëtarë të sistemit gjyqësor. Më konkretisht, ai foli për një person me pseudonimin “tigri”, për të cilin tha se është një person i fuqishëm që punon në sistemin gjyqësor.

“Ka të përfshirë politikanë, deputetë, ministra, ish-ministra, oligarkë, anëtarë të pushtetit gjyqësor, edhe drejtues nga sistemi gjyqësor. Nuk mund të jap më shumë informacion, por di se është një listë shumë e gjatë. Janë dosje nga të cilat do marrin dënimin e merituar shumë persona të cilët janë persona publikë dhe ne i rrespektojmë pa të drejtë. Të dhënat nga më të ndryshmet, duhen përkthyer kodet. Aty është një person që e ka pseudonimin tigri, është një person i fuqishëm që punon në sistemin gjyqësor dhe duhet bërë idnetifikimi i tij.”– tha Karamuço.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin