Më e tmerrshmja në këtë sistem qeverisje është se vijnë ministra që nuk kanë asnjë platformë për të qeverisur sektorin ku ata vendosen në krye,
pastaj marrin vendime ose zbatojnë masa për të cilat nuk ja kanë haberin se çfarë përfaqësojnë, po fare.
Si dje ku emerohen njerez qe as e dine se c’po ndodh me ta, as marrin mundimin t’u thone: N’a flisni, n’a jepni pak programin se si do qeverisni,
Presidenti i fut nje firme fap e fap, pa ditur se c’ka emeruar, dhe vijne njerez qe ekzekutojne vendime qe kur jane emeruar as i kane menduar, studjuar, pjekur ne trute e tyre,
duke sjellë dëme të rënda për shoqërinë;
më e keqja ja fusin edhe pas krahëve kryetarit të tyre duke lënë të kuptohet se ata nuk janë dakord, por e bëjnë nga e keqja, nga shtrëngimi, pra e dekonspirojnë vendimmarrjen,
dhe pastaj ikin në drejtime të tjera të paditura duke harruar ose mos u kujtuar fare për atë që kanë bërë.
Zonja Kushi mund të jetë një zonjë e nderuar, unë nuk e njoh fare, por kurrë Shqipëria nuk do t’ia harrojë shkatërrimin që ajo i bëri albanologjisë, një krim që shkatërroi të paktën 200 vjet përpjekje studjuesish, patriotësh, dijetarësh, për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar!
Po, është një krim kombëtar!
Zoti Mazniku, unë nuk e njoh fare kush është, por kurrë inteligjenca universitare nuk do t’ja harrojë kurrë se ai është zbatuesi kryesor i ligjit për arsimin e lartë, nga i cili vuan prej dekadash bota universitare shqiptare, shkatërroi arsimimin e lartë të rinisë shqiptare, dhe çon në falimente universitetet njeri pas tjetrit!
Hajde gjeje ti pastaj se çfarë lidhjeje ka ministria e arsimit me kryetaren e grave socialiste, ose ligji për arsimin, me punët botore të bashkisë të Tiranës, me këshillat bashkiake në pushtetin vendor!
Dhe kërkojmë performanca ne! Pikaaaaaaa modelit të qeverisjes!