MENU
klinika

Nga Naun Shundi

Monokomedia “Babi”, në skenën e teatrit “Zonja e Bujtinës”

28.09.2023 - 18:07

Në teatrin “Zonja e Bujtinës”, është vënë në skenë vepra “Babi”, një vepër e shkruar nga Naun Shundi dhe me interpretim gjithashtu të aktorit, regjisorit e dramaturgut Naun Shundi.

“Babi” është një monokomedi ku kufiri i komedisë me dramën janë fare pranë.

Një zotëri i vetmuar në retrospektivën e absurdit shqiptar. Një individ që mënyra e tij e komunikimit dhe raportit me botën janë ndershmeria dhe respekti. Një individ që në kaosin e zhurmës urbane dhe kakofonisë së turmës, ia del t’u mbijetojë tranzicionit, situatave dhe përplasjeve shoqërore.

Humori që buron nga rrëfimet e personazhit, janë të qeshura reflektimi, ku ky individ lartësohet deri në adhurim me mënyrën dinjitoze të përballjes me jetën.

Me “Babin”, Naun Shundi sjell një tjetër vepër dramatike në vijim të kontributit të tij në dramaturgjinë shqiptare.