Helena Kadare është një autore novelash dhe romanesh. Është një ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare, në vitet e regjimit komunist.
U lind në Fier, në gjirin e familjes Gushi që prejardhjen e kanë nga lagjja Varosh e Gjirokastrës. Ajo studioi letërsi në Universitetin e Tiranës. Më pas ajo punoi në gazetari dhe gjithashtu si redaktuese në industrinë e botimeve. Helena Kadare ka jetuar në Paris me bashkëshortin e saj Ismail Kadare që prej vitit 1990. Vajza e tyre Besiana Kadare ështe Ambasadorja shqiptare e Kombeve te Bashkuara.
Një lindje e vështirë është romani i parë i publikuar nga një grua në Shqipëri. Një grua nga Tirana, është një nga romanet e saj më të lexuar.
Autore e shtatë vëllimeve, veprat e saj flasin për ëndërrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu është një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë.
Së fundmi është botuar nga Sh.B. Onufri libri biografik Kohë e pamjaftueshme, në të cilin rrëfen gjerësisht bashkëjetesën e saj me Kadarenë.