MENU
klinika

Ja si ra Policia në gjurmët e tij

Plagosi efektivin e “Shqiponjave”, arrestohet pas 24 orësh autori

21.09.2023 - 21:03

Arrestohet pas 24 orësh në kërkim autori i plagosjes së djeshme në Tiranë. Një efektiv i forcave “Shqiponja” u qëllua me plumb në bark, ndërsa policia ka arrestuar 42-vjeçarin Klerent Bozhanaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18.00 në zonën pranë pediatrisë. Efektivët e “Shqiponjave” kanë qenë duke patrulluar me motorë në atë zonë dhe kanë parë një person të dyshimtë. Ata i kanë bërë thirrje të ndalojë, por ai është larguar me vrap. Efektivët janë vënë në ndjekje dhe 42-vjeçari në një moment është futur në hyrjen e një pallati.

Efektivi Edlir Alleshi e ka ndjekur, por ai ka qëlluar me pistoletë duke plagosur me dy plumba në bark policin. Autori më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia pas hetimeve zbuloi se bëhej fjalë për Klerent Bozhanaj, 42 vjeç.

Por ai arriti të largohej dhe policisë ju desh 24 orësh kërkime dhe negociatash me familjarët e tij për të bërë lokalizmin dhe kryer arrestimin e tij.

Plagosi efektivin e "Shqiponjave", arrestohet pas 24 orësh autori
Arma e krimit

Bozhanaj në muajin gusht ishte kthyer nga Italia, pasi ishte në gjendje të rëndë depresive. Ndërkohë dyshimet janë se ka pasur lidhje dhe me kontigjentë të krimit në zonë. Vetë efektivi ju nënshtrua një operacioni dhe gjendja shëndetësore paraqitet stabile.

“Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se: Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit“, njofton policia.