Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit. Sipas informacioneve në kuadër të këtij aksioni janë lëshuar 15 urdhër arreste si dhe janë zbardhur edhe 6 vrasje, të cilat ishin nën hetim.
ADVERTISING
PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.
Sipas informacioneve, zanafilla e megaoperacionit ka ardhur pasi policia e Lushnjës ka arrestuar disa ditë më parë Artan Tafanin, të riun e shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë.
Nga rrëfimi i Tafanit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë mësohet se janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Janë firmosur 15 urdhër-arreste. Kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale. Këtë të mërkurë i është komunikuar masë në Tiranë dhe në vijim pritet t’i komunikohen brenda vendit edhe 2 masa të tjera.
Operacioni thuhet se ka vijuar që prej mesditës së sotme dhe se shtrirë në disa qytete të vendit. Në mesin e personave që ka përmendur Tafani si autorë vrasjesh janë edhe emra të njohur të botës së krimit.