Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit vuri mbrëmë në skenë, baletin premierë “Uni”.
Vepra vjen si një pasqyrim i luftës që bën vetvetja përkundër botës që na rrethon.
Me baletin “Uni”, trupa e baletit të TKOB, rikthen vëmendjen tek brendia, në një udhërrëfim të sfidave që hasen e egot që përkëdhelim, duke na e bërë më të thjeshtë përballjen me vetveten për ndërtimin e një uni të denjë për këtë shoqëri.
Vepra erdhi me performancën mbresëlënëse të artistëve të trupës së baletit të TKOB-së, nën koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara e Rovena Shqevi, dhe muzikën e Barbatuques, Brent Lewis, David Toop, etj., të formuluar nga Andi Vrapi.
Baleti kontemporan “Uni” i cili përcjell mesazhe sensibilizuese, kthehet për publikun edhe mbrëmjen e sotme, në ora 20:00.