MENU
klinika

"Lufta e vetes me botën"

Premiera e baletit “Uni” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

22.09.2023 - 16:53

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit vuri mbrëmë në skenë, baletin premierë “Uni”.

Vepra vjen si një pasqyrim i luftës që bën vetvetja përkundër botës që na rrethon.

Me baletin “Uni”, trupa e baletit të TKOB, rikthen vëmendjen tek brendia, në një udhërrëfim të sfidave që hasen e egot që përkëdhelim, duke na e bërë më të thjeshtë përballjen me vetveten për ndërtimin e një uni të denjë për këtë shoqëri.

Vepra erdhi me performancën mbresëlënëse të artistëve të trupës së baletit të TKOB-së, nën koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara e Rovena Shqevi, dhe muzikën e Barbatuques, Brent Lewis, David Toop, etj., të formuluar nga Andi Vrapi.

Baleti kontemporan “Uni” i cili përcjell mesazhe sensibilizuese, kthehet për publikun edhe mbrëmjen e sotme, në ora 20:00.

Zbardhen projektet e kulturës për 2024

Muzeu Historik Kombëtar do të restaurohet

Kadare:Reputacion në arenën ndërkombëtare

Shqipëria në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s

Revista polake “MojChorzow”

Shqipëria perla e pazbuluar e Evropës