MENU
klinika

Ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën

Reagon ashpër ministri gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

30.09.2023 - 15:06

Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), Michael Roth teksa ka komentuar shqetësimin e SHBA për vendosjen e trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për situatën e krijuar në terren.

“I nderuari zoti President Vuçiç pyes veten nëse ky është kontributi juaj për de-përshkallëzimin, paqen dhe pajtimin?”, ka pyetur ai në një postim në platformën sociale, X.

Në këtë situatë të tensionuar në veri, deputeti gjerman ka kritikuar edhe mos-reagimin e Bashkimit Evropian.

Ku dreqin është BE”, ka shtuar ai.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Serbisë ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme Veri të Kosovës, ku sasia e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës “është shumë serioze”.

Borell ka përsëritur pritjet e tij që përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të ndëshkohen dhe Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

“Duhet të kthehemi prapa në situatën në të cilën palët bisedojnë dhe të kthehemi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja i cili është e vetmja platformë për normalizimin e raporteve mes tyre”, tha Borrell.

Vuçiç: Perëndimi do thotë se nuk kam mundësi t’i bëj presion dhe…

“Zgjedhjet në zonat serbe nuk do të mbahen për shkak të Kurtit”

Mijëra të infektuar brenda një jave

Kovidi rikthehet frikshëm në Serbi

“Hajdutët i bënë pritë 400 m larg shtëpisë”

U vra në makinë, flet vjehrri i 33-vjeçares