MENU
klinika

Pak kohë më parë u lirua nga burgu

Rikthehet saga e vrasjeve, ekzekutohet Martin Bardhi

26.09.2023 - 12:04

Një atentat me armë ka ndodhur paraditen e sotme inë Rrëshen. Mësohet se ka mbetur i vrarë Martin Bardhi 59-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 minuta në hyrje të qytetit. Bardhi ishte liruar nga burgu pak kohë më parë.

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se kishte tentuar të vriste nipin e Kastriot Reçin, Saimir Reçi ndërsa në kërkim u shpall djali i tij Enrik Bardhi.

Dyshohet se Bardhi është ekzekutuar për hasmëri. Dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij.

Ndërkohë priten detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e personave ende të paidentifikuar që qëlluan me armë zjarri ndaj viktimës.

“Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.). Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.”-njofton policia.

Si ndodhi ngjarja më 26 mars të këtij viti?

Fillimisht dy të rinjtë Enrik Bardhi dhe Saimir Reçi janë konfliktuar fizikisht e më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës.

Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhaj. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.