MENU
klinika

"Shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve!"

Shpërthimi i granatës në Mitrovicë, reagon ministri Sveçla

22.09.2023 - 12:15

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pretendoi se shpërthimi i një granate dore në Mitrovicë të Veriun mbrëmjen e 21 shtatorit, ishte në shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte.

“Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë”, tha Sveçla.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se shpërthimi i një granate dore është raportuar në orën 22:40 dhe “përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”.

Tre serbë u arrestuan më 20 shtator në veri të Kosovës, nën dyshime për krime lufte. Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe dhe Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – i kanë cilësuar arrestimet si “të motivuara politikisht”.

“Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim, dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës”, tha Sveçla.

Ministri kosovar tha se “inspirimi, mbështetja dhe urdhri” për shpërthimin “kanë ardhur nga [presidenti i Serbisë], Aleksandar Vuçiq”, duke mos ofruar dëshmi për këto pretendime.

Njoftimi për shpërthim në veri vjen në kohën kur në këtë pjesë të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – tensionet vazhdojnë të jenë të larta që nga fundi i majit.

Kjo pasi serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në prill – votime që u bojkotuan nga partitë dhe qytetarët serbë.

Në korrik, Kosova u pajtua që të ndërmarrë disa hapa në shtensionimin e situatës dhe që atëherë ka thënë se ka reduktuar praninë policore në veri dhe ka ndërmarrë veprime ligjore për të mundësuar largimin e kryetarëve komunalë përmes një peticioni.

Pavarësisht se këto hapa janë mirëpritur nga Bashkimi Evropian, Brukseli ka kërkuar që të bëhet më shumë drejt shtensionimit të plotë të situatës. /REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!