MENU
klinika

Analiza

Si do ta luftojë Europa spiunazhin kinez?

30.09.2023 - 09:00

Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidhje me spiunazhin kinez duhet që ta detyrojnë Perëndimin të forcojë përpjekjet e tij kundërzbuluese të fokusuara te Kina.

Më 10 shtator, e përditshmja britanike “The Sunday Times” raportoi se MI5, agjencia britanike e sigurisë së brendshme, kishte arrestuar një studiues që punonte për Grupin Kërkimor të Kinës në Dhomën e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar, me dyshimin se ishte një spiun për llogari të Kinës.

28-vjeçari, që thuhet se quhet Kris Kesh, kishte pasur kontakte të ngushta me shumë anëtarë të parlamentit britanik. Ndërsa suksesi i çfarëdolloj aktiviteti që supozohet se ka ndërmarrë Kesh është i panjohur, një burim nga Pallati Whitehall, selia e parlamentit britanik, spekuloi duke thënë se:

“Unë jam shumë i sigurt se ai e ndryshoi qëndrimin e disa deputetëve, nga të pasurit e një qasjeje të ashpër ndaj Kinës, në një sjellje neutrale dhe apatike ndaj Pekinit”.

Por ky nuk ishte lajmi i vetëm nga Britania e Madhe. “The Times” raportoi gjithashtu më 12 shtator se MI5 e kishte paralajmëruar Partinë Konservatore që në vitin  2021, se 2 kandidatë të saj për zgjedhjet parlamentare, mund të ishin agjentë të Departamentit të Punës së Frontit të Bashkuar të Kinës (UFWD) – agjencia kryesore kineze për ndikimin e huaj jashtë shtetit dhe fushatat e saj propagandistike.

Në SHBA, Xhimi Kuin i “National Review”, raportoi më 10 shtator se ndihmësit e kryebashkiakut të Nju Jorkut, Erik Adams, kishin udhëtuar në Kinë me një nga të pandehurit në çështjen e Departamentit të Drejtësisë kundër shtetasve kinezë të akuzuar për ngritjen e një stacioni policie të paligjshëm, të drejtuar nga qeveria kineze në qytetin e Nju Jorkut.

Perëndimi ka një problem të madh me spiunazhin kinez

Lajmi u bëri jehonë operacioneve të mëparshme kineze në SHBA, të cilat arritën të infiltrojnë agjentë pranë senatores demokrate Diana Feinshtein dhe kongresmenit demokrat Erik Suolluell. Dhe në muajin gusht, Departamenti i Drejtësisë arrestoi 2 marinarë të Marinës së SHBA-së, me akuzën e kalimit në Kinë të informacioneve të klasifikuara mbi aktivitetet detare të SHBA-së, projektet e anijeve dhe armatimin e tyre.

Perëndimi ka një problem të madh me spiunazhin kinez

Ndërkohë, qeveria kanadeze njoftoi më 7 shtator hapjen e një hetimi mbi ndërhyrjen ruse dhe kineze në zgjedhjet e saj kombëtare. Në fillim të këtij viti, gazeta kanadeze “The Global and Mail”, citoi raporte të inteligjencës kanadeze që tregonin se shërbimi sekret kinez drejtoi një operacion ndikimi që synonte të mbante në pushtet Partinë Liberale të kryeministrit Xhastin Trudo dhe për të mposhtur ligjvënësit konservatorë të konsideruar si armiqësorë ndaj interesave të Pekinit.

Perëndimi ka një problem të madh me spiunazhin kinez

Përpjekjet e Kinës në këtë drejtim, përfshinin kontribute politike të pazbuluara dhe detyrimin e studentëve kinezë që të dilnin vullnetarë në fushata. Kjo skemë i ngjan përpjekjeve të suksesshme kineze për të depërtuar dhe ndikuar mbi parlamentin australian vitet e fundit.

Ky lloj depërtimi në institucionet perëndimore është krejtësisht delikat krahasuar me atë në Indi. Media të ndryshme indiane kanë raportuar për një përplasje diplomatike midis zyrtarëve kinezë dhe punonjësve në Pallatin Taj në Delhi, qyteti pritës për samitin e G20 të javës së kaluar.

Perëndimi ka një problem të madh me spiunazhin kinez

Sipas gazetës “Times of India”, një delegacion kinez refuzoi të dorëzonte 20 çanta me “pajisje të dyshimta” në një kontroll sigurie, duke shkaktuar një mosmarrëveshje 12-orëshe me stafin e sigurisë së hotelit. Në atë hotel qëndroi presidentit brazilian dhe shumë pranë tij qëndroi presidenti amerikan Bajden.

Në fund, kinezët ranë dakord t’i kthenin pajisjet e tyre në ambasadën kineze në Indi. Është e qartë se Kina nuk ka frikë të kryejë operacione kundër objektivave në Perëndim dhe gjetkë. Siç shprehet studiuesi australian Aleks Joske në librin e tij të vitit të kaluar “Spiunët dhe gënjeshtrat: Si e mashtruan botën operacionet më të mëdha sekrete të Kinës”, “simbioza e Ministrisë së Sigurisë së Shtetit kinez me rrjetet e frontit të bashkuar, perandoritë e biznesit, diplomacinë publike dhe universitetet, është më e fortë se kurrë ndonjëherë”.

Perëndimi ka një problem të madh me spiunazhin kinez

Kongresmeni republikan Majk Galager, kryetar i Komitetit të Përzgjedhur të SHBA-së në Partinë Komuniste Kineze, tha muajin e kaluar se “ne sapo kemi filluar të gërvishtim sipërfaqen, sa i përket këtij aktiviteti në territorin amerikan”. Përhapja e këtij problemi është e qartë, por zgjidhjet për mbylljen e operacioneve kineze brenda SHBA-së nuk janë aspak të lehta.

Sepse agjentët kinezë nuk operojnë gjithmonë nën mbulesën e një përkatësie qeveritare, siç është një post diplomatik. Zakonisht, Partia Komuniste Kineze rekruton (ose detyron) qytetarë të zakonshëm kinezë, si studentë dhe biznesmenë, për të marrë pjesë në fushatat e saj të spiunimit dhe ndikimit.

Organet e zbatimit të  ligjit dhe agjencitë e inteligjencës amerikane nuk mund të gjurmojnë aktivitetet e çdo shtetasi kinez në SHBA, kjo për shkak të problemeve praktike dhe të diskriminimit. Por mund të merren disa hapa për të mbyllur boshllëqet.

Perëndimi ka një problem të madh me spiunazhin kinez

Së pari, Kongresi duhet të zgjerojë parametrat ligjorë mbi ato që quhen operacione të paligjshme kineze në SHBA, me një përqendrim të veçantë në fushën akademike dhe të biznesit. Për shembull, të gjitha aktivitetet e lidhura me programin e Kinës, Thousand Talents, që rekruton shkencëtarë perëndimorë për të marrë njohuritë amerikane dhe transferuar ato në institucionet kineze, duhet të shihen si mbështetje për spiunazhin dhe vjedhjen e pronës intelektuale dhe për pasojë duhet të mbyllen.

Ndërkohë kompanitë tregtare kineze, të cilat janë nënvlerësuar nga forcat e rendit si start-up, duhet të konsiderohen si platforma spiunazhi. Anëtarët e tyre duhet ose të ndiqen penalisht ose të dëbohen.

Së fundi, qeveria federale duhet të rrisë kërkesat për raportim rreth kontakteve midis shtetasve kinezë dhe zyrtarëve të qeverisë amerikane (përfshirë anëtarët e Kongresit dhe stafin e tyre) dhe individëve që mbështesin bazën e mbrojtjes-industriale të SHBA-së.

Tek e fundit, asnjë lloj korpusi ligjesh, sado i plotë qoftë, nuk do të jetë i përshtatshëm për misionin e ndalimit të spiunazhit kinez. Kjo detyrë do të kërkojë që shumë segmente të shoqërisë të merren me motivet, përkatësitë dhe paratë e shtetasve kinezë – dhe amerikanëve që mbrojnë interesat kineze – me një nivel dyshimi shumë më të lartë.

Perëndimi ka një problem të madh me spiunazhin kinez

Ky nivel më i lartë i shqyrtimit, ngre pyetje të pakëndshme mbi kryqëzimin e interesave të sigurisë kombëtare, lirive civile dhe çështjeve racore. Por vetëm një vigjilencë e të gjithë shoqërisë mund të kundërshtojë një ofensivë të spiunazhit dhe ndikimit komunist kinez, që po përhapet në çdo cep të shoqërisë amerikane dhe në mbarë botën.

David Wilezol, bashkëpunëtor mbi politikën e jashtme të SHBA-së në Këshillin Amerikan të Politikës së Jashtme. Ai ka qenë më herët shkruesi kryesor i fjalimeve të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Blinken mbërrin në Pekin, pritshmëritë e vizitës

A do të ulen gjakrat mes dy superfuqive botërore?