MENU
klinika

Olta i përgjigjet pyetjes së famshme

Si ndiheshe kur shqiptarët të urrenin?

22.09.2023 - 11:15

Olta Gixhari ka biseduar virtualisht ditën e sotme me ndjekësit e saj. Ajo ka shuar kuriozitetin e ndjekësve duke iu përgjigjur shumë pyetjeve që i kanë ardhur në “Ask me a question” që ka hapur në Instagram.

Dikush e ka pyetur se si është ndjerë kur ka mësuar pas daljes nga BBV, se gjysma e shqiptarëve e urrenin dhe Olta është përgjigjur me sportivitet.

“U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta si dashuri-urrejtje pasi është pika më e lartë e suksesit që mund të mbërrihet nga një reality-show. Por mos harroni që një fije e hollë i ndan, se kur dola të gjithë më donin përsëri brenda shtëpisë”-ka shkruar ajo.